Një rrjet i rëndësishëm i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt Bashkimit Europian është goditur nga operacioni “La Pampa” nën koordinimin e EUROPOL me kontributin e Policisë së Shtetit dhe të SPAK e me zbatim nga Policia Kombëtare e Spanjës.
Ky operacion ndërkombëtar shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë Euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë Euro.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkruan se bashkëpunimi me EUROPOL dhe IINTERPOL është tregues i besueshmërisë së Policisë së Shtetit.
“Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere”, shkruan Balla.
/tvklan.al