TË SËMURË, TË MOSHUAR E FËMIJË PA KUSHTE ELEMENTARE PËR JETESË
Banorët e Haraçinës që katër ditë janë pa rrymë dhe pa ujë për pije. Nga EVN thonë se nuk mund të intervenojnë sepse u ndalohet qasja e ekipeve të Elektrodistribuimit. E Kryetari i kësaj Komune Ridvan Bajrami për Tv Klan thotë se deklaratat e EVN janë kontradiktore, përshkak se rastet nuk janë të paraqitura në polici.
Gjendja shëndetësore nuk e lejon që të konsumoj ushqim normal. Idrizi 60 vjeçar, konsumon vetëm ushqim të lëngshëm, nëpërmjet tubës që iu është vendosur. E kur nuk ke as rrymë e as ujë, përgatitja e ushqimit për të është sfidë e vërtetë.
Edhe për ti blerë ushqim është sfidë në vete.
– Për shkak të mungesës së rrymës, prodhimet që duhet të ruhen në temperature të caktuar, janë prishur.
Banorët e Haraçinës jetojnë si në mesjetë, në mungesë të ujësjellësit, kur nuk kanë rrymë, nuk kanë se si të nxjerrin ujë nga puset që i kanë hapur vetë.
Hirdorofonat pa strujë çka po të duhen? Kurgjo!
E kjo ua pamundëson ti kryejnë edhe obligimet fetare.
Shkova te Xhamia me marr abdes, ujë nuk ka, tash po shkoj në shtëpi.
Qe djali erdh prej në Hasanbegi, pruni ujë.
Ta pruni ujin prej Hasanbegi që ti me mujt me marr abdes?
Po, kur nuk kam ujë, sun dal as te xhamia.
Premtimet për kushte më të mira elementare për jetesë ky i moshuar i dëgjon gati qe 60 vite.
Prej 61-shës jam këtu… Është përmendur uji, është përmendur kanalizimi, krejt janë përmendur asgjë nuk është bërë. I bëna 75, asgjë nuk pres.
E të gjitha këto probleme, nuk i bëjnë përshtypje EVN-së. Për të satën herë, përgjigja është e njëjtë: Nuk mund të intervenojmë sepse u ndalohet qasja e ekipeve të Elektrodistribuimit.
Shumë shpesh ekipet e Elektrodistribuimit ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike. Me këtë, në tërësi pamundësohet funksionimi normal dhe kryerja e punës, shprehen nga EVN
Pohimet e tilla të EVN-së, është munduar që ti verifikojë nëpërmjet institucioneve edhe Kryetar i Komunës, Ridvan Bajrami.
Unë këtë përgjigje e kam kërkuar edhe nga Stacioni policor i Haraçinës edhe prej organeve të rendit dhe ato kanë konfirmuar se nuk kanë të paraqitur raste. Dhe kjo është kontradiktore, EVN-ja bën apel dhe i informon qytetarët se ka rrezik dhe ka kërcënime e rastet nuk janë të paraqitura dhe kjo me të vërtetë është e pakuptimtë ka deklaruar kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Bajrami për tv Klan M.
Me marrjen e mandatit nga Bajrami, EVN ka shkëputur kontratë me sigurimin privat në Haraçinë, me arsyetimin se nuk janë produktiv, e kjo sipas Bajramit, nuk ka ndodhë me asnjë vendbanim tjetër.
Ai në fund, kishte vetëm një apel deri tek EVN…
Pres nga kompania që me të vërtetë të na trajton edhe neve si njerëz të barabartë të këtij nënqielli. Është papranueshme kjo sjellje e kësaj kompanie kaq serioze ka deklaruar kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Bajrami./KlanMacedonia/