“Jam gjyshe heroinë”, kështu është shprehur Natasha Rombula pasi është njohur me masën e sigurisë “burg pa afat” i dhënë nga Gjykata e Beratit.
E shoqëruar nga uniformat blu teksa ka lënë ambientet e gjykatës për të shkuar në paraburgim, Natasha i ka akuzuar policët si “kriminelë” dhe e revoltuar ka thënë se “ka rritur nipin”.
Ajo u arrestua të mërkurën se me akuzën se shfrytëzonte nipin 10-vjeçar për klikime në rrjetet sociale e po ashtu pas hekurave u vu dhe babai i të miturit, Armando Kumaraku.
Djali u nxorr në video live në TikTok nga babai i tij dhe gjyshja me qëllim rritjen e audiencës dhe përfitimin e më shumë të ardhurave.
Sipas denoncimit që bëri nëna e 10-vjeçarit, djali u shfaq në video duke përdorur fjalor banal e duke shprehur ofendime teksa ishte në praninë e babait të tij dhe gjyshes./tvklan.al