Gjyqi në Hagë bashkon mazhorancën dhe opozitën në Shqipëri

Deputetët: Akuzat ndaj tyre të padrejta, luftuan për të mbrojtur popullin nga sulmet serbe

Politika shqiptare i cilëson të padrejta akuzat e ngritura ndaj ish-drejtuesve të UÇK, të cilët po gjykohen në Hagë. Deputetët theksojnë se UÇK luftoi për të mbrojtur popullin e Kosovës nga sulmet e Serbisë dhe se kjo e fundit duhet të ishte në bankën e të akuzuarve.

“Ai nuk është një gjyq kundër zotit Thaçit dhe ish-drejtuesve të UÇK-së, por një gjyq kundër lëvizjes çlirimtare të Kosovës.”

“Shpresojmë që të vihet drejtësia dhe të jenë të pafajshëm shumë shpejt!”

“Veprim shumë i gabuar që ato ndodhen atje.”

“Drejtësia për ata që kanë luftuar për lirinë e vendit të tyre duhet të mos vonojë.”

“Ka qenë një luftë e drejtë, vetëmohuese, luftë e një kombi të tërë.”

“Vendimet e Gjykatave nuk gjykohen, gjithsesi unë jam me UÇK-në.”

“I besoj faktit që lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë.”

Por, mazhoranca dhe opozita ndajnë qëndrime të ndryshme për sa i përket mbajtjes së një proteste solidarizimi për ish-krerët e UÇK.

“Duhet të kishin filluar, por edhe në ditën e Pavarësisë së Kosovës këtu nuk ka pasur asnjë aktivitet.”

“I pari fare duhet të ishte Kryeministri, që të zhvillonte një tubim në mbështetje të liderëve të UÇK-së.”

“Shqiptarët e kanë treguar solidaritetin.”

“Shumë nga ne kanë qenë atje.”

Gjyqi po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share