Gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë do të fillojë më 6 shtator

Në faqen e Gjykatës Themelore të Tetovës, në kalendarin e gjykimeve, thuhet se gjykimi për lëndën K nr.450/22, gjegjësisht për spitalin modular, është caktuar për datën 06.09.2022 në ora 10:00 para gjyqtarit Jordan Velkovski.

Gjykimi u caktua pasi më 16 gusht, lënda për spitalin modular sipas Sistemit Informativ për Menaxhimin Automatik të Çështjeve Gjyqësore (AKMIS) i është ndarë gjyqtarit.

Pas shqyrtimit të aktakuzës, gjyqtari tani fillon gjykimin.

“Me lëndën për spitalin modular në Tetovë, pas aktakuzës së dorëzuar nga Prokuroria e Tetovës me nr. KO 531/22 me të cilin F.B, dhe A.E akuzohen për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe B.V. për veprën e mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë për veprat penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, i caktohet gjyqtarit nga Departamenti Penal me lëndën K nr. 450/22”, njoftuan nga gjykata më 16 gusht.

Ndryshe, në zjarrin në spitalin modular më 8 shtator 2021, humbën jetën 14 persona. Pas hetimit disa mujor, Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, më 27 korrik 2022, ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër tre personave fizik dhe një personi juridik.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share