Gjykimi për rastin “Vanja”! Dëshmoi i ati i Vanjës – mohon implikimin në këtë rast!

I akuzuari, Aleksandar Gjorçevski, i ati i viktimës Vanja Gjorçevska, për herë të parë është prononcuar para gjykatës. Ka dëshmuar për ditët kur gjurmonte vajzën e tij, por edhe për të gjitha detajet e hetimeve.

“Nuk kam asnjë farë implikimi e as që I njoh, e as mund t`i shoh të akuzuarit” tha në Gjykatë, I ati I Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, I akuzuar për rastin e vrasjes së vajzës së tij, Vanjës dhe 74-vjecarit nga Velesi, Pançe Zhezhovski.

I pyetur nga avokati I tij, nëse është I gatshëm të dëshmojë para gjykatës, Gjorçevski, u shpreh se ndjehet I obliguar, para së gjithash për shkak të Vanjës.

ALEKSANDAR GJORÇEVSKI – I ATI I VANJËS

“Në Gjykatë janë dhënë shumë të pavërteta lidhur me Vanjën dhe dua t`i them se babai I saj është njeriu I njëjtë që e takoi fundjavën para 4 dhjetorit dhe deri më sot. Nga ajo ditë jam paraqitur në kundërshtim me atë që në të vërtetë jam. Vendosa të lë mënjanë emocionet dhe të marr guximin për të dëshmuar, për shkak të atyre që më njohin dhe vuajnë me mua, por edhe për ata që nuk më njohin se s`kam absolutisht asnjë implikim me këtë njerëz, në dëshmitë e të cilëve gjatë procedurës vërejtëm se nuk ndjejnë faj, as pendim. Vërejta se demostrojnë zhgënjim dhe hidhërim nga I ashtuquajturi “mbreti”

I pyetur për raportin e tij me policinë gjatë kërkimit të Vanjës, Gjorçevski tha se kishin tentuar ta bindin se Vanja është arratisur në Tetovë, në Suedi dhe se është rekrutuar në ISIS.

ALEKSANDAR GJORÇEVSKI – I ATI I VANJËS

“Policia dyshonte tek unë. Ata ishin në vendnumëro që nga fillimi. Më tregonin fotografi të vajzave, për të konfirmuar nëse është Vanja, na bindnin se nuk e njohim fëmijën tonë, se Vanja është arratisur, me një djalë drejt Tetovës, se ka vendosur të kalojë një rrugë 4.000 kilometra deri në Suedi, tek një shok të platformës “Discort”, na pyesnin sa banesa kemi, sa automjete, por kur përmendnim se Vanja nuk ka shkuar me vullnetin e saj, në drejtim të kundërt me shkollën, shfaqnin edhe agresivitet ndaj nesh”

Në akuzë thuhet se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, bahkë e kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjecares Vanja, me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë për t`u paguar para.

Rrëmbimi i viktimës tjetër, Pançe Zhezhovskit nga Velesi, sipas akuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojnë t`ua jep automjetin “Citroen” për ta shfrytëzuar për rrëmbimin e fëmijës në Shkup.

Vanja dhe Pançe ishin denoncuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, kurse me 3 dhjetor 2023 ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share