Gjykata Supreme kundërshton mënyrën e ndryshimit të Kodit Penal: Proces jotransparent!

Miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent është në kundërshtim me standardet evropiane, është konkludimi në seancën e sotme të Sektorit për vepra ndëshkuese pranë Gjykatës Supreme, lidhur me ndryshimet e Kodit Penal, e për të cilat nuk u kërkua mendim nga gjykatësit supremë, transmeton AMI. Nga Gjykata Supreme informojnë se në seancën e sotme janë shqyrtuar edhe ndryshimet lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit.

“Përgatitja e ndryshimeve ligjore që kanë ndikim në proceset gjyqësore duhet të kryhet përmes një procesi transparent përmes debatit publik dhe diskutimit të ekspertëve. Ndryshimet në Kodin Penal nuk i janë dorëzuar Gjykatës Supreme nga Ministria e Drejtësisë për mendim. Kjo e bëri të pamundur dhënien e mendimit të Gjykatës Supreme për ndryshimet ligjore të miratuara, të cilat paraqesin një çështje me interes të lartë publik. Gjykata Supreme vlerëson se miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent përmes debatit publik dhe ekspertizës është në kundërshtim me angazhimin për reformimin e legjislacionit në përputhje me standardet evropiane” theksojnë nga Gjykata Supreme, përcjell KlanM..

Nga aty theksojnë se Gjykata Supreme gjithmonë ka mbështetur zgjidhje ligjore që kontribuojnë në luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit dhe në bazë të këtyre angazhimeve, në të kaluarën nuk ka pasur asnjë kundërshtim për masën e dënimeve për krimet në fjalë e aq më pak të propozojë zbutjen e tyre./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share