Gjykata Supreme bëri thirrje të tejkalohet situata në Këshillin Gjyqësor

ADEMI: FOKUSI TË PËRQENDROHET NË REALIZIMIN E REKOMANDIMEVE TË NDËRKOMBETARËVE

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi ka bërë thirrje që të zgjidhet situata në Këshillin Gjyqësor.

Përmes një deklarate të shkruar, sic njofton KlanM, Ademi porositi që të tejkalohet situata dhe Këshilli Gjyqësor të fokusohet në reforma, luftën kundër korrupsioni dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe gjithë opinioni, i ndjek me kujdes zhvillimet në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjykata Supreme si gjykatë më e lartë në shtet dhe bartës i pushtetit gjyqësor, thekson së në këtë periudhë kyçe për shtetin, të gjithë aktorët në gjyqësor duhet të orientojnë veprimtarinë e tyre drejt realizimit të rekomandimeve të nënvizuara në raportet relevante për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është Raporti i Komisionit Evropian dhe Raporti i Departamentit të Shtetit” – tha Besa Ademi.

Ademi më tej në deklaratën e saj, ka theksuar se është në interes të qytetarëve dhe të shtetit, që Këshilli Gjyqësor të tejkalojë këtë situatë.

“E inkurajojmë Këshillin Gjyqësor që të tejkalojë situatën, fillimisht në interes të qytetarëve dhe në atë drejtim të vazhdojnë përpjekjet për përgatitjen e Strategjisë për reforma në gjyqësor, ndryshimet e nevojshme ligjore dhe zbatimin e standardeve evropiane, pavarësinë dhe efikasitetin në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, transparencën dhe kthimin e besimit publik” – deklaroi Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme.

Kujtojmë se, të mërkurën, me propozim të zëvendëskryetarit të Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi u shkarkua në mënyrë të paligjshme dhe pa respektimin e procedurave ligjore, kryetarja e këtij këshilli, Vesna Dameva. Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri, ishte caktuar për më 2 maj, por e njëjta u prolongua, për shkak se nuk kishte vota të mjaftueshme. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Besa Ademi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share