Gjykata në Francë dënon kosovarin me 20 vjet burgim për përdhunimin e vajzës së tij

Një kosovar rreth të pesëdhjetave është dënuar me 20 vjet burgim për përdhunimin e vajzës së tij në Francë, sipas raportimit të media franceze “Actu.fr”.

Gjykata e Meuse Assize vendosi në favor të vajzës që ishte viktimë e incestit nga babai i saj për një dekadë. Përveç dhunës seksuale, vajza e re ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes me jetë.

Prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, e përshkroi babain e viktimës si “tiran, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”.

Megjithatë, kosovari i ka mohuar të gjitha akuzat. Përveç dënimit me 20 vjet burgim, atij i është ndaluar edhe hyrja në territorin e Francës.

Ndryshe, ai ishte dënuar me 18 vjet burg në janar të 2023-tës, por një gabim procedural lejoi lirimin e tij më 13 shkurt. Më pas, ai u arrestua sërish për të marrë tani dënimin me 20 vjet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share