Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Shqipëri

Prokuroria: Të rekrutuar nga shërbimet sekrete ruse

Me prani të shtuara të agjentëve të anti-terrorit pranë gjykatës, 3 shtetasit e huaj të akuzuar për spiunazh u njohën me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fedir Alkatov kërkuan masa sigurimi më të buta përballë gjyqtares Pajtime Fetahu.

Kërkesa nuk u pranua me argumentin se tre të rinjtë i duhen hetimeve dhe mund të rrezikohet largimi i tyre.

Avokatët mohuan implikimin e klientëve të tyre në gjykatë.

Megjithatë, Prokuroria e Elbasanit ka në dorë dëshminë paraprake të një prej shtetasve rus, i cili ka pranuar bashkëpunimin me agjentë rus, për sigurimin e të dhënave në njohjen e territorit në Shqipëri.

Në ambientet e gjykatës ishte e pranishme edhe konsullja e ambasadës së Ukrainës, e cila tha për mediat se beson se qytetari tyre është i pafajshëm.

Tre të huajt u arrestuan të shtunën pasi hynë pa leje në uzinën ushtarake në Gramsh për të fotografuar. Ata pretenduan fillimisht se ishin blogerë dhe të njëjtat foto i kanë kryer edhe në vende të tjera.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share