Kryetarja Gjykatës Kushtetuese në largim, Dobrilla Kacarsa ende nuk ka marrë informata se çfarë po ndodhë me lëndën që po zhvillohet kundër personave që e kërcënuan dy javë më parë, kur gjykatësja gjeti një krevat të improvizuar dhe një thikë në garazhën e saj nëntokësore. Ajo tha se, viteve të fundit ka marrë vazhdimisht kërcënime, por ka vendosur që t’i denoncojë ato vetëm kur janë shpeshtuar dhe ka filluar të merr kërcënime në çdo dy-tre ditë.
“Këto janë kërcënime që i kam denoncuar, por unë vuaj kërcënime disa vite. Nuk mund të kalojë një javë e të mos pranoj kërcënim. Jam sulmuar edhe fizikisht, por asnjëherë nuk kam denoncuar sepse kam vlerësuar se bëhet fjalë për raste fizike. Nuk kam dashur ta ngarkoj opinionin, as organet e përndjekjes, por duke pasur parasysh se u shpeshtuan, vendosa t’i paraqesë”, tha Dobrilla Kacarska.
Kacarska po kalon ditët e fundit të saj si kryetare e Kushtetueses. Gjatë konferencës së sotme për mediat ku foli për mandatit e saj trevjeçar në këtë pozitë, mes sfidave që ka kaluar ajo përmendi periudhën 17 mujore që kjo gjykatë funksionoi në kufi të kuorumit me vetëm 5 gjykatës, dhe më pas edhe pa një të tretën e gjykatësve. Kjo sipas saj, ka qenë ndër sfidat më specifike që njeh historia e Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo është një periudhë prej pothuajse gjysma e mandatit tim, por tani kur i numërojë ditët e fundit si udhëheqëse e Gjykatës Kushtetuese, qytetarët por edhe kryetari i ri mund të jenë rehat sepse kjo situatë është menaxhuar me sukses dhe nuk ka lëndë të ngarkuara apo të mbetura”, tha Dobrilla Kacarska.
Kacarska u zgjodh anëtare e Kushtetueses në vitin 2020, ndërsa në 2021 u zgjodh kryetare e kësaj gjykate. Kryetari i ri i kësaj gjykate pritet të zgjedhet nesër, me vota të fshehta./tvklan.mk