Dështuan katër përpjekje për të zgjedhur Kryetaren e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së.
Kandidate ishin Gjykatëset Tatjana Vasiq – Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska – Daneva.
Që të zgjidhet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nevojitet 2/3 e shumicës respektivisht një kandidat të ketë 6 nga gjithsejt 9 gjykatësit kushtetues.
Gjatë ditës u votua katër herë, por asnjëra nga kandidatet nuk e fitoi numrin e domosdoshëm të votave.
Konform Rregullores procedura përsëritet derisa nuk zgjidhet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese – thonë nga gjykata.
Sipas njoftimeve votimi vazhdon nesër. Kryetares aktuale të Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, mandati i skadon më 2 qershor./tvklan.mk