Gjykata Kushtetuese: “Balancuesi” – të mërkurën vendimi final!

ÇËSHTJA DISKUTOHET SI PIKË E PARË E RENDIT TË DITËS

Më pak se një muaj pasi vendosi për fillimin e procedurës, Gjykata Kushtetuese, në seancën e rregullt të caktuar për të mërkurën, duhet të marrë një vendim përfundimtar për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e të ashtuquajturit “balancues”, pra mjeti për punësimin e pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike në sektorin publik.

Marrja e vendimit për dispozitat e kontestuara të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjit për zyrtarët administrativ, ku rregullohet kjo çështje, është pika e parë e rendit të ditës në pjesën e propozim-vendimeve me projektvendime, pas së cilës gjyqtarët kushtetues duhet të prononcohen.

Vendimi për nisjen e procedurës për “balancuesin” është marrë nga Gjykata Kushtetuese më 18 shtator, pas seancës në të cilën gjyqtarët diskutuan nëse duhet deklaruar përkatësinë në komunitet, që kërkohet për të plotësuar çdo pozicion pune, dhe me këtë a ju cënohet kandidatëtve për administrator parimi i ekspertizës dhe kompetencës dhe shkel të drejtën e garantuar me Kushtetutë për punë dhe zgjedhjen e lirë të punës.

Përveç nisjes së procedurës për këtë çështje, Gjykata Kushtetuese njëkohësisht ngriu përdorimin e “balancuesit” deri në marrjen e vendimit përfundimtar, i cili pritet të mërkurën. Pas një vendimi të tillë, Ministria e Administratës Publike një javë më parë nxori udhëzimet për institucionet shtetërore se si të veprojnë me konkurset aktuale për punësim dhe se nuk duhet aplikuar Balansuesi.   /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share