Gjykata: “Gjaku i papastër” me interes publik, refuzohet kërkesa e Zhan Mitrevit

“QYTETARËT KANË TË DREJTË TË INFORMOHEN PËR ZHVILLIMET NË SISTEMIN SHËNDETËSOR”

Hulumtimi I IRL-së për mënyrën e mjekimit të covid-pacientëve është temë me interes publik dhe gazetarët nuk guxojnë të heshten. Ky është vendimi I Gjykatës Civile Shkup që ka refuzuar kërkesën e Mjekut Zhan Mitrev për heqjen e filmit dokumentar “Gjaku i papastër” dhe ndalesën për raportim të mëtutjeshëm të gazetarëve të IRL-së derisa padia e tij për shpifje dhe ofendim nuk merr epilog gjyqësor. Kërkesa është refuzuar si e pabazë.

“Për shkak se bëhet fjalë për interes publik, qytetarët kanë të drejtë të informohen për mënyrën se si zhvillohet dhe mundësohet veprimtaria shëndetësore. E njëjta kontriubuon për debat me interes publik, veçsnërisht gjatë kohëzgjatjes së pandemisë me COVID-19. Interesi i opinionit shihet edhe kanali në YouTube, ku filmi dokumentar ka 593.279 klikime”, thonë nga Gjykata Civile-Shkup.

Klinika “Zhan Mitrev” javën e kaluar dorëzoi padi për shpifje dhe ofendime kundër redaksisë së IRL-së dhe autorëve të hulumtimit “Gjaku I papastër”, të shoqëruar me propozimin për masë të përkohshme që nënkuptonte fshirjen e publikimeve dhe ndalesën për raportim plotësues derisa zgjat kontesti gjyqësor.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve në media dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, bënë thirrje që gjykata mos ta pranojë kërkesën e Zhan Mitrevit për masën e përkohshme, për shkak se siç thuhet, në të kundërtën IRL-ja por edhe e gjithë industria mediale do t`i ekspozohen censurës brutale./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share