Gjykata Evropiane: UEFA dhe FIFA bllokuan jashtëligjshëm Superligën!

Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka vendosur se UEFA -ja dhe FIFA ndalojnë krijimin e Superligës Evropiane, duke keqpërdorur pozitën e tyre, pa një bazë juridike.

Para dy viteve, 12 klube evropiane u pajtuan të nisin një garë të re sipas modelit të Euroligës në basketboll, që do të ishte e formatit të mbyllur dhe si Liga e Kampionëve të UEFA-së.

Edhe pse nisma fillimisht ishte mbështetur nga shumë klube të mëdha të Evropës, ndërkohë vetëm rivalët e “përbetuar” Real Madridi dhe Barselona, mbetën në Superligë, projekt I cili sipas ekspertëve do të sjell shumë përfitime nga sponsorët.

Nga ana tjetër, UEFA-ja ndërmori hapa të reja. Nga sezoni I ardhshëm Liga e Kampionëve do të numërojë 36 ekipe, katër më shumë se aktualisht.

Ideja për Superligën Evropiane në futboll tashmë ka hasur në kundërshtime, për shkak se Bajern Mynihu, Mançester Junajtedi, Atletiko Madridi dhe Sevilja I kanë thënë “JO” kësaj gare.

Janë prononcuar edhe nga Premier Liga angleze me një mesazh të qartë – kush do ta mbështesë Superligën do të përjashtohet nga Premier Liga./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share