Gjykata e Vatikanit dënon ish-këshilltarin e Papës për krime financiare

Gjykatë e Vatikanit ka dënuar kardinalin italian, Angelo Becciu, ish-këshilltar i Papa Françeskut, me pesë vjet e gjysmë burg për krime financiare.

Becciu, 75 vjeç, ishte zyrtari më i lartë i Vatikanit që u përball me akuza të tilla dhe dikur shihej si një pretendent papal, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Gjyqi u përqendrua në një marrëveshje pronësie në Londër që përfundoi me humbje të mëdha për Kishën Katolike.

Ai mohoi me forcë akuzat duke përfshirë përvetësim dhe shpërdorim detyre.

 

Lexo gjithashtu

Vdes Martti Ahtisaari

Ka vdekur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari. Ai vdiq në moshën 86-vjeçare. Njoftimi u bë nga Presidenca finlandeze. Ahtisaari…
Më tepër
Total
0
Share