Gjykata e Lartë e SHBA-së i hedh poshtë kërkesat që Trump të moskandidojë për president

Gjykata e Lartë e Sheteve të Bashkuara të Amerikës ka hedhur poshtë përpjekjet e shtetit të Kolorados për të hequr Donald Trumpin nga kandidimi për president të SHBA-së.

Ai tani mund të jetë pjesë e fletëvotimeve për president  pasi gjykata hodhi poshtë pretendimet se ai ishte përgjegjës për trazirat në Capitol Hill në vitin 2021.

Në platformat e tij të mediave sociale pas vendimit, Trump shkroi: “Fitore e madhe për Amerikën”.

Trump është kandidati kryesor për nominimin republikan për të sfiduar presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Rivalja e tij e vetme e mbetur për nominimin e partisë së tij është ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley.

Gjykata e Lartë e Kolorados tha në dhjetor se Trump nuk mund të kandidonte për zgjedhje sepse ai ishte “angazhuar në kryengritje ose rebelim”.

Gjyqtarët vendosën se Trump u skualifikua sepse ai kishte nxitur trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Capitol Hill në Washington DC në një përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share