Gjykata e ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Të njëjtën masë gjykata e ka caktuar edhe për Ermal Kurtulajn. Ndërkohë, për Elton Marinin dhe Alfred Nikollin është caktuar masa e arrestit në shtëpi, ndërsa Bledar Leka dhe Bjona Zijaj janë lënë në detyrim paraqitje.

Seanca ndaj ish-ministrit dhe pesë personave të tjerë që po akuzohen për abuzim me fondet e BE-së zgjati mbi gjashtë orë. Ilir Beqaj mohoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij dhe kërkoi masë më të butë sigurie duke ofruar garanci pasurore me vlerë 50 mijë euro.

Avokati i ish-ministrit, Ermal Yzeiraj, tha se klienti i tij nuk i shmanget drejtësisë. Ndërsa verdikti u dha nga gjyqtarja Rudina Palloi. Ilir Beqaj u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share