Gjykata e Apleti ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Thesari”, në të cilin njëri nga të dënuarit ishte edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Ai në këtë rast është dënuar nga Gjykata Penale me 8 vjet burg. Gjykata njofton se janë respektuar ankesat e të akuzuarve, të shprehura përmes avokatëve të tyre, me çka është anuluar aktgjykimi i shkallës së parë dhe lënda është kthyer në rigjykim dhe vendimmarrje në Gjykatën Themelore Penale Shkup.