Gjykata e Apelit i lë në fuqi masën për detyrim paraqitje dy herë në muaj, reagon Berisha!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije se do të zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe masën e sigurisë detyrim paraqitje dy herë në muaj.

Ai tha se të hënën e 6 janarit do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për Edi Ramën, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe dëshmi e re e kontrollit të plotë të SKAPI-t nga Edi Rama. Vendimin do ta respektoj se unë çështjen e kam në Straburg”, tha Berisha.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share