Gjykata Administrative publikoi vendimin mbi procedurën e shkarkimit të Damevës

“Procedura për shkarkimin ka qenë në kundërshtim me ligjin”

Gjykata Administrative ka publikuar vendimin e marrë ndaj ankimimit të ish kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në lidhje me procedurën e shkarkimit të saj nga funksioni. Gjykata konstatoi se elaborimi i vendimit të kontestuar është i paqartë, përkatësisht organi i paditur nuk ka dhënë asnjë arsye të elaboruar për të cilat ka shkarkuar nga funksioni Damevën, nuk ka theksuar dëshmitë në bazë të së cilave është konstatuar gjendja faktike.

“Në elaborimin e vendimit të kontestuar, organi i paditur vetëm ka theksuar se me shumicë votash të anëtarëve me të drejtë vote, është votuar mosbesim i tanimë paditësit si kryetar i Këshillit Gjyqësor, pas çka edhe është sjellë vendim për shkarkim me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm me të drejtë vote. Në të njëjtën nuk janë theksuar as arsyet për të cilat nuk janë marrë parasysh kërkesat, propozimet dhe pretendimet e tanimë paditësit, as nuk janë theksuar dispozitat ligjore, sipas të cilave është zbatuar proceduara e cila i ka paraprirë miratimit të vendimit të kontestuar” – thonë nga Gjykata Administrative.

Administrativja e ka vlerësuar si të kundërligjshme këtë procedurë, duke sqaruar se sipas ligjit për Këshill Gjyqësor, këshilli mund të vendosë për përgjegjësi disiplinore për një anëtar të këshillit, por nuk ka kompetencë për të vendosur për votim të mosbesimit të kryetarit të këshillit dhe as për shkarkimin e funksionit nga pozita e kryetarit, pa procedurë të zbatuar paraprake për konstatimin e përgjegjësisë së saj.

“Gjykata, duke vlerësuar ligjshmërinë e aktvendimit të kontestuar, ka konstatuar se ai është i kundërligjshëm për shkak të shkeljes së rregullores së procedurës, gjegjësisht sepse aktvendimi i kontestuar përmban mangësi thelbësore që pengojnë vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit” – thonë nga Gjykata Administrative.

Ky vendim është sjellë më 14 dhjetor të vitit të kaluar nga këshilli gjyqësor i Gjykatës Administrative, me të cilën udhëheqë gjykatësja Elmedine Asani, ndërsa anëtarë kanë qenë gjykatëst Viloleta Bogojeska dhe Imsale Hasani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share