Ministrja Suella Braverman e përshkroi mbërritjen e azilkërkuesve në Britani si një ‘pushtim’
Ministrja e brendshme britanike Suella Braverman është vendosur në syrin e ciklonit dhe po kritikohet ashpër pasi e përshkroi mbërritjen e azilkërkuesve në vend si një ‘pushtim’ kriminal.
Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet largimi i shtetasve shqiptarë.
“Asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat. Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta. Është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime. Meshkujt shqiptarë kalojnë kanalin ilegalisht La Manshin ose për të gjetur punë provizore ose për të punuar me kriminelë që kërkohen ndërkombtarisht.”
Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh që kalojnë La Manshinme varka të vogla.
Komentet e saj erdhën një ditë pasi 66-vjeçari AndreëLeak hodhi një bombë artizanale në drejtim të qendrës së imigracionit. Ngjarja ndodhi rreth orës vendore 11:20 të së dielës. Hetimet tani po i drejton policia e Kundër Terrorizmit. Ajo beson se sulmi është nxitur nga “urrejtja” për emigrantët.
Makina e autoritLeak u gjet pranë vendit të ngjarjes. Ai ishte brenda saj i vdekur. Dy anëtarë të stafit të qendrës së pritës së emigrantëve pësuan lëndime të lehta.
Nuk është rasti i parë që ministre me prejardhje nga familje emigrantësh përdor gjuhë raciste ndaj azilkërkuesve.
Laburistët e quajtën gjuhën e përdor nga Braverman absolutisht të papranueshme. Gjithashtu ligjvënës nga i gjithë spektri politik kanë paralajmëruar rrezikun e përdorimit të gjuhës nxitëse.
Braverman rrezikon të ketë një karrierë të shkurtër politike. Ajo u riemërua ministre e Brendshme nga kryeministri i ri Rishi Sunak javën e kaluar, gjashtë ditë pasi dha dorëheqjen nga i njëjti rol në kabinetin ish-kryeministres Liz Truss.
Klan News