Gjuajtje me armë zjarri në dasëm/ Plumbi qorr dëmton veturën e banorit të fshatit Kamjan

Gjuajtja me armë zjarri nëpër festat familjare, kryesisht gjatë stinës së verës është një fenomen i shpeshtë dhe që përsëritet çdo vit.

Deri në redaksinë e televizionit Klan Macedonia, një qytetar është ankuar për këtë situatë, pasi sot në mesditë një plumb i shkrepur ka goditur veturën e tij në fshatin Kamjan.

Siç e ka dokumentuar ai rastin dhe me fotografi, plumbi ka rënë në pjesën e sipërme të veturës, në mënyrë pingul mbi karrigen e shoferit.

Ai ka bërë apel që qytetarët të kenë kujdes me armët që të mos ketë pasoja në njerëz.

Nga Ministria për Punë të Brendshme vazhdimisht kanë apeluar për qytetarët që mos të përdorin armët nëpër ahengje, në të kundërtën mund të përfundojnë prapa grilave. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share