Në lagjen Vraçar të Beogradit janë regjistruar krisma me armë zjarri, ku siç raportojnë mediat në Serbi, është gjuajtur ndaj dy personave të botës së krimit. Të dy janë plagosur, por që sipas informatave janë jashtë rrezikut për jetë përcjell Klan Macedonia.
Sulmuesi, sipas raportimeve është në arrati, ndërsa gjithashtu nuk dihen as motivet e ngjarjes.
Sipas mediave serbe njëri nga të plagosurit është një 21 vjeçar nga Maqedonia.
“Shtetasi maqedonas D.L. (21), i cili u plagos në shpinë sonte në orën 19:40 në cep të rrugëve Car Nikolaja II dhe Maksim Gorki, ka shumë të ngjarë të jetë viktimë aksidentale e të shtënave me armë zjarri”, shkruan Pink, përcjell Klan Macedonia.
Nga të shtënat fillimisht është plagosur në kofshë 26 vjeçari A.P, ndërsa më pas me dy plumba D.L nga Maqedonia. Nga hetimet duhet të përcaktohet nëse shtetasi maqedonas është plagosur aksidentalisht./KlanMacedonia
M. Gorkog kod Kalenića 19.30. Upucan teenager. Pucač otisao kroz Čuburski prepun dece.
Kuva na sve strane pic.twitter.com/HzTGl64ESc— Dejan Randjic (@DejanRandjic) May 22, 2023
https://www.instagram.com/p/CsjhWK2oQv5/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
https://www.instagram.com/reel/Csjj7H-Lbyc/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==