Gjokovic e mbyll me titull

Tenisti serb triumfoi në ATP finals dhe barazoi rekordin e vendosur nga federer

Novak Gjokovic mundi norvegjezin Casper Ruud 7-5 6-3 dhe mori titullin e gjashtë të finaleve ATP, duke barazuar rekordin e vendosur nga Roxher Federer.

Për tenistin serb edhe përfitimi financiar ishte i konsiderueshëm. Ai u shpërblye me një çek me vlerë 4,740,300 Dollarë, më i madhi deri më tani, pasi e mbylli turneun e fundit të sezonit i pamposhtur.

Novak Gjokovic dhuroi spektakël në fitoren e tij, ndërsa e mori titullin për herë të parë që nga viti 2015.

“Duhet që të qëndroja i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes, në çdo pikë e vetme, pasi situata ndryshon shumë shpejt në favor të rivalit. Fakti që prita shtatë vjet e bën këtë fitore edhe më të ëmbël”, ka thënë Novak Gjokovic.

Për 35-vjeçarin nuk ishte një garë e lehtë, pasi në turneun e fundit të vitit morën pjesë tetë tenistët më të mirë të botës.

Një performancë mjaft të mirë bëri edhe 23-vjeçari Ruud, i cili luftoi ndaj 21 herë fituesit të Grand Slameve.

Por gabimet i kushtuan atij finalen. Norvegjezi humbi një tjetër finale pa atyre në French dhe US Open. Por pavarësisht kësaj, Ruud është i kënaqur me performance e tij në vitin 2022, ndërsa e mbyll si numri 3 i botës.

Ndërsa Novak Gjokovic renditet dy pozicione më poshtë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share