Gjobitet Gjokoviqi, pasi theu raketën në finalen e Wimbledonit

Tenisti serb Novak Gjokoviqi është gjobitur për shkak se theu raketën duke goditur shtyllën e rrjetës gjatë finales së Wimbledonit.

Shtatë herë fituesi i Wimbledonit është ndëshkuar me tetë mijë dollarë. Ai gjatë ndeshjes së dielës, humbi ndaj 20-vjeçarit spanjoll Carlos Alcaraz.

Alcarazi e fitoi turneun e Wimbledonit për herë të parë në karrierë, pasi e mposhti Gjokiviqin me rezultat 3-2 në sete.

Spanjolli si 20-vjeçar e ka fituar Grand Slamin e dytë. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share