Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 322 masa, nga të cilat 96 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 9 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 29 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, 28 masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë.
Pesë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit” – thuhet në kumtesën e MPB-së.