Gjobiten 241 shoferë në Shkup, 82 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.08.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 241 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e dy sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e tre sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tridhjetë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Poashtu janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të auomjetit, katërmbëdhjetë sanksione për automjete të paregjistruara, dhjetë masa për shoferët fillestarë.

MPB informon se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share