Gjobë e majme për Neuer

Klubi bavarez do ta penalizojë me 1.6 mln Euro portierin për deklaratat pas shkarkimit të Tapaloviç

Bajern Mynih pritet që të gjobisë me një shumë të majme me vlerë 1.6 milinë Euro portierin dhe kapitenin Manuel Nojer pas intervistës polemizuese për shkarkimin e ish-trajnerit të portierëve Toni Tapaloviç.

Gjemani tha për mediat se i kishte sjellë tronditje lajmi se tekniku, me të cilin kishte bashkëpunuar ngushtë për më shumë se një dekadë po largohej nga “Allianz Arena”.

Sipas mediave gjermane, Tapaloviç u shkarkua për rrjedhje informacioni. Ai ishte bërë pjesë e klubit bavarez që nga viti 2011 dhe ndihmoi në shndërrimin e Nojerit në një nga portierët më të mirë të lojës moderne. Por trajenri Julian Nagelsman mendonte se ai përcillte informaconet nga stafi teknik te Nojer, e kapiteni më pas në dhomat e zhveshjes, e kjo dëmtonte ekipin. Nisur nga kjo, u morr vendimi për ta larguar.

36-vjeçari Nojer ka marrë kritika nga drejtuesit dhe nga ikonat e klubit, që e quajtën sjelljen e tij të papranueshme për një kapiten. Portieri po rekuperohet, pasi theu këmbën ndërsa ishte duke bërë ski, por gjasat janë që në fund të sezonit, ai të largohet nga Bajerni.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share