Gjoba për 253 shoferë në Shkup, 117 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 253 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 253 masa, nga të cilat 117 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 12 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Gjashtë masa për kalimin në semaforë të kuq, 12 masa për përdorim celular gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve…”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Lexo gjithashtu
Total
0
Share