Nga MPB njoftojnë se brenda 24 orëve të fundit në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 249 gjoba.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 249 masa, nga të cilat 61 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri sanksione për vozitës fillestar. Janë vendosur 13 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 20 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 11 sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), 17 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga MPB.