Dje (12.11.2023) Ministria e Brendshme kreu kontroll të intensifikuar të veprimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të mëdhe se sa lejohet, ku u gjobitën 239 shoferë.
Nga këto, 11 automjete po udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa lejohej. 152 automjete kaluan shpejtësinë në vende të banuara dhe 87 jashtë vendeve të banuara” – thuhet në kumtesën e MPB-së. /KlanMacedonia/