Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (14.08.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 masa, nga të cilat 34 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Janë vendosur nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe).