Gjoba për 154 shoferë në Shkup, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (13.03.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat shtatë për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kalim në semafor të kuq, dy gjoba për drejtimin të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share