Para 19 vitesh, Gjirokastra u bë pjesë e listës së Trashëgimive Kulturore Botërore të UNESCO-s. Për të festuar këtë përvjetor, u zhvilluan një sërë aktivitetesh në qytet.
Ekspozita e pikturave, botimet e ndryshme dhe “Java e Filmit Shqiptar” ishin disa nga ngjarjet që promovuan vlerat e trashëguara në breza të Gjirokastrës.
Bashkia e Gjirokastrës organizoi aktivitete me rastin e 19-vjetorit të klasifikimit të qytetit në UNESCO. Një ekspozitë e pikturave u realizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi”.
Po ashtu, filmat shqiptarë të restauruar janë shfaqur me titra anglisht për të tërhequr turistët që vizitojnë këtë qytet. Kjo është një mundësi për të promovuar kulturën, traditat dhe arkitekturën e Gjirokastrës dhe rrethinave të saj.
Më 15 korrik të vitit 2005, Gjirokastra u rendit si pasuri me vlera unike dhe u bë pjesë e listës së Trashëgimive Kulturore Botërore të UNESCO-s.