Për Atalantan ishte nata më e bukur e gjithë historisë së klubit. Në majë të Europës si kampionë të Europa League, por duke mundur një skuadër që kishte plot 1 vit që nuk njihte humbje dhe kampione e sezonit në Bundesliga.
3 gola të shkëlqyer nga Ademola Lookman por me një lojë fantastike nga e gjithë skuadra, Atalanta dominoi që nga minuta e parë deri në fund, atëherë kur gëzimi shkoi në qiell teksa me shiritin e kapitenit, Berat Gjimshiti dhe shokët e tij ngritën trofeun.
Një sukeses i merituar për ekipin italian si dhe për një prej futbollistëve të kombëtares shqiptare.
“Jam i stërlumtur për sonte, për të gjithë skuadrën, tifozët, klubin dhe stafin. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Fituam kundër skuadrës më në formë në botë me 51 ndeshje pa humbje por ne i asfaltuam duke mos i lënë asnjë mundësi. Sot do të festojmë. Do t’u thoja bizneseve në Bergamo lërini të lirë punonjësit të festojnë, le të kthehen në punë një ditë më vonë”, tha pas ndeshjes Berat Gjimshiti.
Në Piazza Vittorio Veneto të Bergamos pati një vërshim emocionesh teksa mijëra tifozë zikaltër panë skuadrën e tyre duke ngritur trofeun.
Shumë prej tyre ndezën flakadanë dhe fishekzjarre duke ndriçuar natën në sheshin kryesor të qytetit.