Gjimshiti kualifikon Atalantën

Berat Gjimshiti i dhuroi Atalantës kualifikimin për në fazën pasardhëse të Ligës së Europës. Mbrojtësi kuqezi shënoi golin e vetëm në sfidën në shtëpi kundër Sturm Graz në minutën e 50. Lojtari realizoi një gol në ndeshjen numër 200 për Atalantën. Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit ishte ndër më të vlerësuarit e takimit.

Ai mori notën shtatë, ku u vlerësua për sigurinë e tij në mbrojtjen me tre futbollistë, ndërkohë që as terreni i rrëshqitshëm nuk i krijoi vështirësi. Në përfundim të sfidës, Gjimshiti tregoi emocionet për suksesin e arritur.

“Që para ndeshjes ishe një mbrëmje speciale për mua për të bërë 200 ndeshje me këtë fanellë. Ndihem shumë krenar, sidomos për 200 ndeshjet që i kam luajtur. Pastaj goli i fitores na dhuroi tre pikët këtu në shtëpi. Jam shumë i lumtur për veten time dhe ekipin. U kualifikuam, por vendi i parë është në dyshim, kështu që duhet të japim gjithçka në takimin e radhës kundër Sportingut dhe të përpiqemi të marrim vendin e parë”.

Bergamaskët kanë 10 pikë pas 4 ndeshjeve, të ndjekur nga Sportingu me tri pikë më pak. Portugezët mundën në shtëpi 2-1 Rakovin, me polakët që gjenden në vend të fundit me 1 pikë, 3 më pak se sa Shturm Grac.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share