Korporata amerikane e naftës dhe gazit kërkon që të hiqet taksa mbi të ardhurat, pasi minon besimin e investitorëve
Gjigandi amerikan i energjisë ExxonMobil ka paditur BE-në në përpjekje për të detyruar bllokun të heqë taksën e re të papritur mbi firmat e naftës.
Firmat e energjisë po marrin shumë më tepër para për naftën dhe gazin e tyre, pjesërisht për shkak të shqetësimeve të furnizimit si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës , kjo për shkak se kërkesa u rrit kur u hoqën kufizimet për Covid.
Exxon akuzon Brukselin për tejkalim të autoritetit të tij ligjor, duke e quajtur masën “kundërproduktive”. Vetë kompania raportoi një fitim tremujor prej gati 20 miliardë dollarë në tetor. Në shtator, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi planin që kompanitë kryesore të naftës, gazit dhe qymyrit të paguajnë një “kontribut krize” për fitimet e tyre të mëdha që arritën në vitin 2022.
U njoftua një taksë prej 33% mbi fitimet e këtij viti, të cilat ishin mbi 20% më të larta se mesatarja e tre viteve të mëparshme. Exxon argumenton se taksa dekurajon investimet dhe minon besimin e investitorëve.
“Nëse ne investojmë këtu varet kryesisht nga sa tërheqëse dhe konkurruese do të jetë Evropa globalisht,” tha zëdhënësi i Exxon për agjencinë e lajmeve Reuters. Në një takim investitorësh në fillim të këtij muaji, shefi financiar i ExxonMobil vlerësoi se taksa e BE-së do t’i kushtonte grupit mbi 2 miliardë dollarë.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se e do e marrë parasysh aplikimin ligjor të Exxon dhe deklaroi se do të jetë në dorën e Gjykatës së Përgjithshme për të vendosur mbi këtë rast”, sipas Financial Times. BE-ja po përpiqet kryesisht të heqë dorë nga energjia ruse, duke gjetur burime të tjera alternative edhe më të shtrenjta. Ministrat e BE-së vlerësojnë se ata mund të mbledhin 140 miliardë euro nga taksat për kompanitë e naftës e gazit, të cilët po bëjnë fitime më të mëdha se zakonisht nga kërkesa aktuale.
GAZETARE: LIVIA KALLFA