Gjesti këndon ilahi në BBVK, i bashkohet edhe Burimi

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, banorët janë bërë të zakonshëm në mbledhjet e tyre të përditshme në oborr.

Por, këtë herë ka ndodhur diçka ndryshe. Gjesti, ka vendosur të këndojë ilahi, një zgjedhje mjaft e papritur për shumë shikues, pasi Gjesi është i njohur për preferencat e tij për një tjetër zhanër muzikor.

Ai surprizoi të gjithë kur zbuloi se di shumë ilahi dhe ishte i gatshëm t’i ndante ato me të tjerët.

Këngët e tij shpirtërore sollën një atmosferë të veçantë në shtëpi, duke treguar një anë tjetër të karakterit të tij.

Pas Gjestit, edhe Burimi i bashkohet këngës, duke e bërë këtë moment akoma më të veçantë për banorët e tjerë, që shijuan një atmosferë të qetë dhe shpirtërore.

Ky moment ka shkaktuar mjaft reagime dhe ka treguar se Gjesti ka më shumë aftësi muzikore sesa mendonin shumë.

Kjo ka shtuar më shumë dinamikën e programit, duke e bërë atmosferën në shtëpi edhe më interesante për shikuesit. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share