Kemi parë betime pafund të çifteve në kishë në ditën e kurorëzimit të dashurisë së tyre. Por një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ka marrë vëmendje të madhe. Në ditën e dasmës, një burrë i zotohet për përkushtim gjatë gjithë jetës jo vetëm gruas së tij, por edhe vajzës së saj nga lidhja e mëparshme.
Duke i mbajtur duart vogëlushes ai ulet në gjunjë dhe thotë: Kam edhe diçka tjetër, në fakt nuk është traditë që ndodh në kishat katolike apo dasma të tjera. Sot jo vetëm që u martova me mamin tënd, por të pranova ty si vajzën time. Të premtoj që gjithnjë do kujdesem për ty…E di që ti ke dashur prej shumë kohësh të më thërrasësh ‘babi’ dhe vetëm së fundmi ramë dakord. Dua të ta jap këtë unazë si shenjë e përkushtimit ndaj teje dhe se unë do jem gjithmonë aty për ty. Të premtoj që do kujdesem për ty, të sigurohem që asnjë djalë të mos të ta vjedhë zemrën…
I emocionuar dhe me zërin që i dridhet ai vijon: Kam gjithë këta njerëz të tjerë që do kujdesen për ty, xhaxhai Ben, Donovan. Askush s’do të merret me ty, mirë? Je e gjitha e imja, ashtu siç mamaja jote është. Të dua shumë!
Në fund ata përqafohen me njëri-tjetrin dhe festa vazhdon.
Megjithatë komentet e shumta poshtë videos duket sikur janë të ndara në dy kategori. Një pjesë e madhe e njerëzve e konsiderojnë gjestin kaq të rrallë e të bukur, e nga ana tjetër ka nga ata që nuk kursehen ta cilësojnë burrin në video si “pedofil”.
Përtej çdo paragjykimi, kjo video është ndër më të bukurat që na kanë parë sytë./tvklan.al