Gjesti fantastik i Zhegrovës, ia plotëson dëshirën tifozit të vogël që ia kërkoi fanellën me një pankartë

Edon Zhegrova është i jashtëzakonshëm në fushë si futbollist, por edhe më i jashtëzakonshëm jashtë fushës së blertë me gjestet e tij.

Ylli kosovar është një nga futbollistët më të dashur nga tifozët falë paraqitjeve fantastike që po bën me Lillen në Francë, por edhe me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Shumë pankarta të martën mbrëma ishin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga fëmijët duke i kërkuar fanellën me numrin 10 sulmuesit prishtinas.

Megjithatë njëri nga ta ka qenë fatlumi, që Zhegrova ia ka dhuruar fanellën.

 

“Zhegrova, a ma jep ndresën”, ka shkruar tifozi i vogël të cilit iu plotësua dëshira nga numri 10 i Kosovës pas ndeshjes, pasi Edoni shkoi dhe ia dhuroi fanellën.

Anësori i Kosovës ka bërë edhe shumë foto në stadium pas ndeshjes me tifozët, por edhe jashtë stadiumit ku shumë nga ta ishin afruar te rrethojat e ‘Fadil Vokrrit’ dhe e ftuan yllin dardan për të bërë një fotografi.

Sigurisht ai me mirësjellje u afrua dhe qëndroi mbi 10 minuta duke bërë foto me tifozët. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share