Vendimi i qeverise vjen për të shmangur krizën pasi ajo po lufton me mungesat e energjisë teksa afron dimri
Gjermania ka vendosur të shtetëzojë importuesin e saj më të madh të gazit, Uniper, për të shmangur një krizë pasi ajo lufton me mungesat e energjisë.
Marrëveshja bazohet në një paketë shpëtimi të rënë dakord në korrik, kur Berlini mori 30% të aksioneve të kompanisë dhe përfshin një kapital prej 8 miliardë eurosh. Uniper ishte kontrolluar nga kompania shtetërore finlandeze e energjisë Fortum, e cila e mirëpriti njoftimin. Ai tha se Berlini do të blinte aksionet e tij për 500 milionë euro, duke i dhënë shtetit një 98.5% të aksioneve në kompaninë e gazit.
“Kjo do të thotë se në përgjithësi ne e kemi menaxhuar situatën mjaft mirë. Uniper ka 50% të gazit rus dhe përfaqëson 40% të furnizimit me gaz në Gjermani. Pas analizimit të tregut dhe shqyrtimit të alternativave, ne morëm vendimin, për të garantuar sigurinë e furnizimit për Gjermaninë.Taksa e gazit është një pengesë e vogël deri sa të zgjidhet përfundimisht kjo çështje dhe pritet të hyjë në 1 tetor si një urë e nevojshme për të siguruar stabilitetin financiar të Uniper”, është shprehur Ministri i Ekonomisë Robert Habeck.
Humbjet e Uniperit të cilat kanë arritur pothuajse 8.5 miliardë euro janë rritur pasi Rusia ka shkurtuar furnizimet me gaz natyror për vendet evropiane që mbështesin Ukrainën. Çmimet janë rritur për karburantin, për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë, duke rritur kështu frikën e mbylljes së bizneseve, derisa afrohet dimri.
Vendet në të gjithë kontinentin janë përpjekur të kundërshtojnë rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, për të ndihmuar familjet dhe bizneset dhe për të siguruar furnizimet e tyre me energji për dimër, duke përfshirë mbushjen e depozitave të gazit natyror. Javën e kaluar, Gjermania mori gjithashtu kontrollin e tre rafinerive të naftës që ishin në pronësi të Rusisë përpara se një embargo ndaj naftës ruse të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Shtetëzimi i importuesit më të madh gjerman të gazit rus është hapi i dytë brenda një jave nga qeveria në Berlin.
Klan News