Gjermania premton 100 milionë euro shtesë ndihmë për Ukrainën këtë dimër

Gjermania do të japë 100 milionë euro shtesë ndihmë për Ukrainën këtë dimër, njoftoi Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizite në Moldavi të martën.

Rusia po planifikon edhe një herë një “luftë dimërore me qëllimin për t’i bërë jetën e njerëzve në Ukrainë sa më të tmerrshme të jetë e mundur”, tha Baerbock përpara një konference ministrore në Kishinau, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Rusia ka nisur valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, siç janë termocentralet, duke shkaktuar ndonjëherë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të vendit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share