Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti i dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin e ka konsideruar akt kriminal dhe terrorist sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.
“E dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët, Policinë e Kosovës dhe të gjithë shtetin. Vizita ime në Prishtine ka si qëllim solidarizimin me Kosovën dhe është një konmfirmim i faktit se në do të qëndrojnë në anën e saj. Mendoj se është shumë e qartë që në këtë situatë e rëndësishme është siguria e qytetareve. Gjithashtu duhet të jetë e qartë se nëse dëshironi ta zgjidhni çështjen e sigurisë në kohë afatgjate duhet të kemi një dialog të suksesshëm të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.”
Të dielën në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjkës të Zveçanit u sulmua nga një bandë e armatosur serbe Policia e Kosovës, ku u vra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku, ndërsa mbeti edhe një polic plagosur si dhe një tjetër i lënduar.
Klan News