Gjermania nuk ‘shkëlqen’ në testin PISA, premton 20 miliardë euro investim në arsim

Rezultati i testit PISA është një prej temave “të nxehta” aktualisht në Gjermani. Bahri Cani nga Deutsche Welle në lidhjen e drejtpërdrejtë me “Aldo Morning Show” në Tv Klan shpjegon se Gjermania doli në vendin e 25-të.

Për Gjermaninë ky është rezultati më i dobët nga 80 vendet pjesëmarrëse në test. Rezultati është cilësuar si “dramatik” dhe po vlerësohen disa prej shkaqeve që kanë ndikuar.

Bahri Cani: Gjermania është për momentin më mirë se Franca, Spanja apo Italia, por është shumë më dobët nga Singapori, Koreja e Jugut apo Japonia që janë në vendet e para. Sa i përket shkaqeve, si ilustrim për shembull Gjermania ka diku te 100 pikë më pak se Singapori i cili është në vendin e parë, por më e keqja është që ka shënuar një minus 25 pikë në vitin 2022 kur janë bërë këto matjet e fundit.

Nga shkaqet e kësaj gjendjeje dramatike dhe skandaloze siç quhet në disa media, janë disa: pandemia, korona, mbyllja e shkollave kur të gjithë ne mbylleshim dhe nuk shkonin as fëmijët në shkollë. Pastaj numri i madh i nxënësve me origjinë të huaj sepse 39% e pjesëmarrësve në PISA kanë qenë me origjinë të huaj, por mos të harrojmë edhe një gjë tjetër, varfëria te fëmijët sepse rreth 40% e fëmijëve në Gjermani janë të varfër ose të paktën ashtu quhen, ndërsa 54% e tyre janë me origjinë të huaj, këto janë disa prej shkaqeve përse në Gjermani ka patur rezultate më të dobëta.

Cani shton se ministrat e arsimit të landeve janë mbledhur për të diskutuar se si mund të përmirësohet situata dhe janë ndërmarrë masa të menjëhershme.

Bahri Cani: Autoritetet kanë premtuar menjëherë 20 miliardë euro investime, kanë premtuar se do të merren masa për mësimin më të mirë të gjuhës që nga kopshtet e pastaj edhe nëpër shkolla./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share