Ministrja e Jashtme Baerbock takime në Athinë me Mitsotakis e Dendias
Në takimin me shefen e diplomacisë gjermane Annalena Baerbock, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu qëndrimin e prerë të Greqisë se provokimet turke dhe mosmarrëveshjet e sovranitetit janë një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe nuk mund të tolerohen as nga Greqia dhe as nga BE. Sipas tij Greqia ruan kufijtë e saj, të cilët janë edhe kufij europianë, në respekt të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje për propozimin e fundit grek për krijimin e një mekanizmi pan-europian për uljen e konsumit te energjise në industri kundrejt kompensimit. Mitsotakis përsëriti se kriza e çmimit të energjisë është një problem evropian që kërkon një zgjidhje europiane. Ai prezantoi iniciativat e ndërmarra nga qeveria për t’u kthyer në një portë për në BE për transferimin e energjisë.
Ministrja e jashtme gjermane ka nënvizuar se “problemet duhet të zgjidhen me bisedime, jo me përshkallëzim tensioni”.
Baerbock foli për “punën e madhe” të Greqisë në sigurimin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe mikpritjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme, duke theksuar se ky projekt meriton gjithë solidaritetin europian.
Klan News