Shkak, mungesa e gazit dhe kriza ekonomike
Gjermania rrezikon destabilizimin për shkak të krizës energjitike pas bllokimit të importeve nga Rusia dhe pasojave të rënda që do të sjellë kjo krizë në ekonominë e vendit. Këtë fundjavë, rreth 400 aktivistë të kundër ndryshimeve klimatike bllokuan për disa orë linjën hekurudhore në portin e Hamburgut, në shenjë proteste kundër rivënies në përdorim të qymyrit për prodhimin e energjisë, djegia e të cilit prodhon më tepër dioksid karboni si gjithë karburantet e tjerë. Protesta të tilla po zhvillohen gati çdo ditë dhe intensiteti i tyre po shtohet, jo vetëm nga mbështetësit e politikave pro-mjedisit, por edhe nga ekstremistët, si të majtë ashtu edhe të djathtë.
E përditshmja gjermane Bild shkruan këtë të dielë se 65% e gjermanëve të pyetur në një sondazh janë të bindur se në vjeshtë dhe dimër të këtij viti do të ketë protesta masive dhe trazira në gjithë vendin. Motivet kryesore, mungesa e gazit për prodhimin e energjisë elektrike dhe për ngrohje, si dhe rritja drastike me gati 70% deri më tani e kësaj lënde për konsumatorët familjarë.
Kjo frikë mbizotëron edhe në radhët e qeverisë dhe deputetëve gjermanë, siç pohoi në një shkrim më herët këtë javë media tjetër gjermane Dojçe Vele. Në një intervistë, po këtë të dielë për Bild-in, Ministrja Gjermane e Brendshme Nensi Fezer shprehet se qeveria ështënë alarm nga rreziku i sulmeve të ekstremistëve, veçanërisht ndaj rezervave të gazit, pasi për të përfituar politikisht, këto grupime mund t’i sulmojnë ato. E nëse Gjermania, motori ekonomik i Bashkimit Europian, pasojat janë të paparashikueshme për të gjithë kontinentin.
Tv Klan