Gjermania e regjistron rastin e parë me variantin e ri të lisë së majmunëve

Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunëve është regjistruar në Gjermani, raportoi gazeta “Bild” të martën, duke e cituar institutin për shëndet publik, “Robert Koch”.

Instituti refuzoi që të jepte ndonjë koment të menjëhershëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë globale të shëndetit publik për herë të parë në dy vitet e fundit në gusht pas përhapjes së rasteve në Republikën Demokratike të Kongos në Afrikë, që tashmë është përhapur edhe në shtetet fqinje.

Shenja e parë e përhapjes së lisë së majmunëve jashtë kontinentit afrikan erdhi më 15 gusht, kur zyrtarët shëndetësorë globalë konfirmuan një infeksion me një variant të ri të virusit në Suedi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share