VENDIMI VJEN PASI QEVERIA KERKON T’I JAPE VARESISE ENERGJITIKE NGA RUSIA
Qeveria gjermane do t’i japë fund përdorimit të qymyrit rus duke nisur nga qershori. Gjithashtu edhe nafta ruse do të jetë e disponueshme deri në 31 dhjetor. Kriza energjetike me të cilat po përballet vendi ofron gjithashtu mundësi të reja si përshpejtimi i futjes së burimeve të rinovueshme në infrastrukturën energjetike. Gjermania po harton plane për të ndërtuar terminalet e gazit natyror të lëngshëm për të ndihmuar në zbutjen e hendekut të furnizimit me gaz.
Duke nisur nga 1 gushti Gjermania do t’i japë fund përdorimit të qymyrit rus dhe do të ndalojë blerjen e naftës ruse deri në 31 dhjetor.
Ky vendim vjen pasi vendi kërkon t’i japë fund varësisë së tij energjetike nga Rusia pas vendimit të Moskës për të pushtuar Ukrainën. Rusia ka furnizuar më parë 40 për qind të qymyrit të Gjermanisë dhe 40 për qind të naftës së saj, tha zëvendësministri i Financave Joerg Kukies.
Sipas Kukies sfida kryesore përpara do të jetë plotësimi i boshllëkut masiv që do të mbetet në furnizimet me gaz pasi Gjermania dhe i gjithë Bashkimi Evropian të heqin dorë nga furnizimet ruse, të cilat tani arrijnë në 158 miliardë metra kub në vit.
Gjermania po harton plane për të ndërtuar terminalet e gazit natyror të lëngshëm për të ndihmuar në zbutjen e hendekut të furnizimit me gaz. Sipas Reuters Shtetet e Bashkuara dhe Katari mund të furnizojnë së bashku në Evropë, por një hendek i madh do të mbetet ende.
Një ditë më parë ministri i ekonomisë Robert Habeck deklaroi se kriza energjetike me të cilat po përballet vendi ofron gjithashtu mundësi të reja si përshpejtimi i futjes së burimeve të rinovueshme në infrastrukturën energjetike.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e G7 po punojnë për masa të reja për të ulur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj në Ukrainë, ndërsa në të njëjtën kohë kërkojnë të ulin çmimin e naftës dhe benzinës edhe pse rritja në nivele të tilla mund të godasë ekonominë globale, duke vendosur një kufi mbi çmimin e blerjeve të naftës ruse.
Nord Stream 1 që transporton gazin rus në Gjermani filloi mirëmbajtjen vjetore të hënën me flukset që pritet të ndalen deri më 21 korrik, por qeveritë, tregjet dhe kompanitë janë të shqetësuara se mbyllja mund të zgjatet për shkak të luftës në Ukrainë.
GAZETARE: LIVIA KALLFA
PAMJET: REUTERS