Anila, Denisa dhe Suela, ishin shpallur të zhdukura që nga 10 shtatori (e shtunë).
Policia njofton se vajzat shqiptare janë gjetur mëngjesin e së hënës në stacionin e trenit në Duisburg.
Sipas organeve të rendit se ato i takuan së bashku atje.
Një zëdhënës tha se autoritetet se gjatë kërkimin e kishin marrë një informacion dhe se i kishin shkuar deri në fund atij informacioni.
Ai deklaroi se Anila, Denisa dhe Suela u gjetën shëndosh e mirë.
Vajzat u dërguan në stacionin policor ku edhe u morën më pas nga prindërit e tyre.
Tre shqiptaret ishin shpallur në kërkim që nga e shtuna.
Siç shkruajnë mediat gjermane 15, 16 dhe 17 vjeçarja ishin marrë vesh me një familjar të tyre që t’i priste ato tek stacioni i autobusëve në Bergkamen.
Por, deri më sot nuk kishte asnjë gjurmë nga ato.
Kontakti i fundit që kishin familjarët ishte me Whats App rreth orës 21:30 të së shtunës mbrëma.
E më pas ato i kishin fikur celularët dhe më pas nuk dihej asgjë për fatin e tyre deri në momentin kur ato u gjetën, njofton Klankosova.tv.